Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Mickoski takoi homologun bullgar: Marrëdhëniet duhet të relaksohen

Mickoski takoi homologun bullgar: Marrëdhëniet duhet të relaksohen

Kryeministri Hristijan Mickoski në rrjetet sociale njoftoi se në Uashington ka pasur bisedë të shkurtër me homologun e tij bullgar, Dimitar Gllavçev.

Mickoski tha se në bisedë u theksua se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të relaksohen, respektivisht besimi të kthehet në nivelin para vendosjes së vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në margjinat e fotosesionit zyrtar të liderëve të qeverive dhe krerëve të shteteve në Samitin e NATO-s, pata një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev. U konstatua se marrëdhëniet duhet të relaksohen dhe theksova se duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim. Temat e së shkuarës dhe hapja e pengesave të reja nuk do t’i afrojnë të dy popujt dhe se duhet të ndërmerren përpjekje dhe hapa që do të ngjallin besim midis shteteve si në periudhën para vetos dhe fillimit të politikës së pengesave”, shkroi Mickoski.

Themes by WordPress