Në Kuvend sot është debatuar për zgjedhjen e zëvendësministrave të qeverisë së re. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se beson se këta deputetë do të justifikojnë besimin që marrin dhe do të punojnë pa u lodhur në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Mickoski u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë t’u japin mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme.
“Unë jam person që jap një mundësi dhe mendoj se këta njerëz që po propozoj sot duhet të kenë një shans dhe të punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre. Me zgjedhjen e këtyre zëvendësministrave, synimi ynë është të forcojmë stabilitetin e Qeverisë dhe të sigurojmë një pushtet ekzekutiv efikas dhe kompetent.
Ekipi i ri do të sjellë ide dhe energji të reja në Qeveri”, tha Mickoski.