Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Mickoski në Washington: Me qeverinë e re kanë filluar reformat, investimet dhe transformimi digjital

Mickoski në Washington: Me qeverinë e re kanë filluar reformat, investimet dhe transformimi digjital

Në kuadër të vizitës së tij në Washington, kryeministri i Maqedonisë së Veriut realizoi disa takime.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Mickoski pati një takim me kongresmenin Brendan Boyle. Ata diskutuan për prioritetet e aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes.

Në takim u promovuan mundësitë dhe potencialet ekonomike që ofron shteti, si dhe beteja vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit, që është një angazhim kyç i qeverisë së re.

Kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend.

“Një nga problemet më të mprehta është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t’i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Duhet të japim një shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve”, nënvizoi Mickoski në takim.

Mickoski pati takim me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend, Philip Ricker. Ata diskutuan për sfidat me të cilat përballet shteti, si dhe për mbështetjen e nevojshme për arritjen e interesave strategjike.

Mickoski diskutoi edhe për potencialin që ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

Themes by WordPress