Michele Albanese një prej gazetarëve italianë, që prej vitesh jeton nën mbrojtjen e shtetit pasi iu rrezikua jeta se denoncoi mafien kalabreze flet ekskluzivisht për Syri TV.
Në një intervistë për gazetaren Alba Kepi, Albanese flet për fuqizimin e mafies shqiptare, e ngre pikëpyetje mbi mohimin që i bën politika shqiptare, duke i krahasuar me qëndrimet e politikanëve italian në vitet 80, kur mohonin ekzistencën e mafies italiane.
Gazetari italian, shprehet skeptik për paktin Rama-Meloni dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Albanese ngreh shqetësimin se transferimi i tyre në Ballkan mund të jetë i rrezikshëm, për shkak të problemeve që mund të hasen gjatë menaxhimit.
Alba Kepi: Mikele, kanë kaluar pak vite nga hera e fundit kur kemi folur për Shqipërinë. Si e shikon sot Shqipërinë e 2024?
Michele Albanese: Thonë se është një realitet në rritje zhvillimi ekonomik, një vend investimentesh, por di mirë se një pjesë e këtyre investimeve janë të lidhura me qarqe jo legale, me prejardhje ilegale e vecanërisht nga trafiku i kokainës.
Raporti mes mafias kalabreze e mafias shqiptare është sinergjik, bashkëpunues.
Dikur shqiptarët menaxhonin tregjet e shitjes së drogës e sot hetimet e shumta kanë dëshmuar se falë mbështetjes së mafias kalabreze kontrollojnë drejtpërdrejtë trafikun e kokainës me narkotrafikantë amerikano jugor.
E të ardhurat nga trafiku i kokainës, ashtu sic ka ndodhur dhe në Kalabri investohen në sistemin e riciklimit e një pjesë e mirë e parave të ricikluara kryhet në Shqipëri, pasi është një vend që nuk ka një legjislacion që njeh fajësinë për pjesëmarrje në aktivitet kriminal të tipit mafioz e kjo e bën më të lehtë që një pjesë e mirë e të ardhurat e aktivitetit ilegal të investohen në territor sikur të jenë pjesë e ekonomisë legale.
Ky është një rrezik që shteti shqiptar duhet ta vlerësojë me shumë vëmendje sepse kur mbërrijnë shumë para menjëherë politika i sheh me interes e jo me dyshim.
Alba Kepi: Si ju përgjigjeni asaj pjesë të politikës shqiptare, asaj që është në pushtet e thotë se nuk ka mafia shqiptare. Si mund t’i shpjegojmë dhe publikut cfarë është mafia shqiptare?
Michele Albanese: Atyre që thonë se nuk ka mafia shqiptare u përgjigjem se nuk është i vërtetë ky pohim.
Mafia shqiptare ekziston dhe këtë e dëshmojnë hetimet e shumta të kryera nga Antimafia e Prokuroria Italiane ku janë zbardhur lidhjet e saj me mafian italiane, të dhënat e verifikuara të rolit të mafias shqiptare në narkotrafikun global, fakti i rritjes së mafia e që fiton mal me para.
Kur themi mafia shqiptare nuk do të thotë vetëm grupe kriminale me qëllim vetëm për të fituar ilegalisht, por janë sot grupime të strukturuara dhe e ngashme me ndrangheta kalabreze, organizme sekrete ku mbizotëron heshtja, dorëzimi ndaj së keqes, gjykata paralele, forma gjykimi paralele.
Dhe në Itali dikur thuhej se mafia nuk ekzistonte, në vitet ’80 në Kalabri, në Sicili thuhej e njëjta gjë.
Nesë në ato vite intervistoje një politikan të thonin se mafia nuk ekzistonte, por më pas erdhën bombat, atentate, vdekjet e gjykatësëve, ndodhën fakte tragjike që cuan politikën të kuptojë se për të mbrotjur imazhin e një kombi apo një territori nuk mjaftonte të thuhej se mafia nuk ekzistonte, por i duhet shkuar deri në fund e thellë, duhej analizuar e studiuar këto fenomene me qëllim për t’i luftuar.
Sepse rreziku është se krijohet një ekonomi e droguar, e një mekanizëm zhvillimi që nuk është legal.
Nëse kjo gjë nuk kuptohet me kohë dhe vetë politika do të bëhet vartëse e këtyre grupeve, i këtyre grumbullimeve që do të kushtëzojnë politikën e institucionet shqiptare.
Alba Kepi. Duke jetuar mes Italisë e Shqipërisë, gjatë këtyre viteve nuk kujtoj një kryeministër apo President italian të ketë deklaruar se mafa nuk ekziston, e krejt ndryshe sa po ndodh në Shqipëri ku pas emisionit investigativ Report të RAI 3, Kryeministri shprehet se mafia shqiptare nuk ekziston.
Pa hyrë në polemika, politika por në referim të misionit të gazetarit për të informuar si e komentoni këtë?
Michele Albanese: Shpesh politikanët thonë se mafia nuk ekziston për t’u justifikuar, kthejnë kokën nga ana tjetër e nuk kuptojnë se ndërsa shprehin këto fjalë, mafia shkatërron vendin e kushtëzon institucionet e shtetit, Në Itali deri në vitet 2000 kishte Prefekta si ai i Milanos që shprehej se në Lombardi mafia nuk ekzistonte, që nuk ekzistonte as ky rrezik, Por një sërë hetimesh zbardhën se mafiet italiane kishin pushtuar tërë Lombardinë e në vecanti ndrangheta kalabreze.
Në 20-25 vitet e fundit raporti mes Ndranghetas kalabreze e mafias shqiptare është e dokumentuar nga dhjetra e dhjetra arrestime. Janë dokumentuar se si pasuria e fituar ilegalisht, investohet në Shqipëri.
E bazuar në hetime, ka italianë që paratë e fituar nga aktiviteti mafioz i investojnë në Shqipëri.
E pra politikanët nuk duhet të fshihen pas gishtit e të vëzhgojnë më me shumë vëmendje dinamikat e fenomenet që ndodhi. Mbi sulmet ndaj gazetarëve më lejo të them këtë.
Shpesh përgjegjësia shkarkohet vetëm e mbi gazetarët. Gazetarët investigativ kanë detyrën të kuptojnë, të verifikojnë. të gërmojnë për të gjetur provat mbi atë cfarë shkruajnë.
Gazetari serioz verifikon faktet e duke i njohur gazetarët kolegë të Report jam i sigurt se kanë verifikuar burime hetimore, provat e kanë udhëtuar në terren për të kuptuar më mirë.
Alba Kepi: Në cfarë statusi ndodhet sot gazetaria investigative. Ju vetë jetonin nën mbrojtje prej një dekade. A jemi aty ku ishim, pra gazetarët në radhën e parë të betejës që ndoshta duhet të kenë në krah shtetit?
Michele Albanese: Vë re se kohët e fundit, gazetari investigative vihet në mënyrë konstante nën sulm, sepse i jep bezdi pushtetit e pushteti shpesh një pjesë e tij është i ndotur nga ambiente ilegale. E kur një gazetar zbulon dicka, e shkruan kjo provon një reaksion sulmi e shihet si një person që vetëm fund hundët e kërkon probleme tek të tjerë. Gazetari është gjithmonë në shërbim të së vërtetës. Politikanëve i duhet kujtuar se mbrojtja e lirisë dhe e demokracisë së një vendi është zhvillimi e rritja reale e një vendi.
Alba ju e dini se unë orgjinën time familjare vjen nga Shqipëria, Të larët e mi sic e dëshmon mbiemri im ka ardhur bashkë me Skënderbeun në Kalabri. Shqipëria është gati një vend nënë për mua.
Më vjen keq të dëgjoj këto gjëra për Shqipërinë, të lexoj dosje hetimore mbi ldihjet mes mafias shqiptare e mafias italiane.
Unë jetoj nën mbrojtje se denoncova mafien e po paguaj një cmim të rëndë jo vetëm për mua por dhe për qytetarët pranë meje. Në Shqipëri ka plot njerëz të mirë, njerëz të lirë që pas viteve të vështira para ’90 duan të jetojnë një të ardhme ndryshe. duan të kenë një rritje ekonomike të qetë.
Alba Kepi: Ju kujtuat emigracionin shqiptar në Itali. Në Shqipëri shkon kryeministrja Meloni, për të inauguruar dy qëndra emigrantësh. Si e shihni këtë vendim për të eksportuar zgjidhjen e krizës së emigrantëve në një vend bjo anëtar të BE?
Michele Albanese: Sot fenomeni i emigracionit është global e duhet të jemi të qartë se fluksi i tyre do jetë më i shpeshtë. Njerëz që largohen nga luftrat, nga varfëria, Si gjithmonë dikush instrumentalizon, të tjerë i strehojnë.
Nuk di të them nëse pakti mes Italisë e Shqipërisë, do të sjell më shumë siguri ndaj këtij fenomeni,k por them se nëse emigracioni nuk shihet me shprtin e mikprtije e integrim rrezikojmjë të ngrejmë burgje, qëndra të mbyllura që do të pjellin dhunë,n rezitencë, dhunim të të drejtave njerëzore.
Nëse Italia nuk qe e aftë të ngre një zhvilloi një proces mikpritje e integrimi në territorin e saj si mund të shkoi në një vend tjetër për të operuar në respekt të të drejtave të njeriut?
Alba Kepi: A shihni dhe një rrezik mafioz në menaxhimin e një sistemi të tillë në Shqipëri, duke njohur dhe se është një territor i favorizuar nga rruga ballkanike.
Michele Albanese: Të ngresh qëndra emigrantësh pak hapa nga linja ballkanike ku arrijnë flukse emigrantësh tështë si të vësh pluhur plumbi pranë zjarrit. Eksiston risku i një shpërthimi e pra duhet patur kujdes që të menaxhohet ky proces me maturi e inteligjencë./SYRI.net