Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MFPT e KfW nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat

MFPT e KfW nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se të mërkurën do ta nënshkruajë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW, e ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ceremonia do të zhvillohet në ora 09:30, në Objektin e Qeverisë.