Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mexhidi pas takimit me Kurtin: Diskutuam për çështje të rëndësishme, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Mexhidi pas takimit me Kurtin: Diskutuam për çështje të rëndësishme, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

 

Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka mirëpritur Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin sot në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti i ka urur mirëseardhje Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit.

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Tutje Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se me Kurtin diskutuan për çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.