Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Metoda natyrale që rinon lëkurën pavarësisht moshës

Metoda natyrale që rinon lëkurën pavarësisht moshës

Përkujdesja ndaj lëkurës është një aspekt jetësor i paraqitjes së jashtme për një grua dhe vajzë.

Lëkura me kalimin e moshës bëhet më e ndjeshme ndaj rrudhave dhe njollave.

Këto të fundit mund të parandalohen jo vetëm duke u ushqyer shëndetshëm dhe me produkte kozmetike por edhe me trajtime natyrale të pasura me vitamina dhe minerale.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mosha nuk është i vetmi faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit të lëkurës.

Faktorë të tjerë janë: klima, ushqyerja e keqe, duhanpirja, ndikimi i të cilëve mund të zbehet falë serumit të mëposhtëm krejt natyral të rekomanduar nga AgroWeb.org.

Serumi Natyral Që Ju Duhet Për Një Lëkurë 20 Vjet Më Të Re

Serumi në fjalë lufton rrudhat dhe njollat e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe me shkëlqimin e freskinë e një 20 vjeçareje.

Përbërësit:

  • 2 kapsula vitaminë E,
  • Çaj jeshil pluhur,
  • Xhel Aloe Vera
  • 1 gotë me ujë,
  • 2 pika vaji esencial sipas preferencës,
  • Fara lini

Përgatitja:

Ziejeni ujin në temperaturë mesatare dhe më pas shtoni farat e linit.

Lërini të ziejnë deri në momentin që vëreni formimin e një xheli me shkumë.

Më pas shtoni çajin jeshil pluhur dhe lërini të ziejnë bashkë për 10 sekonda të tjera.

Hiqeni enën nga zjarri dhe kullojeni lëngun.

Hidheni në një shishe qelqi ose plastike dhe më pas shtoni xhelin e aloe verës dhe kapsulat e vitaminës E.

Kapsulat mund t’i shponi me një gjilpërë dhe të nxirrni lëngun e vitaminës.

Përziejini të gjithë përbërësit mirë me njëri tjetrin, shtoni vajin esencial që keni përzgjedhur dhe jepini një përzierje përfundimtare.

Shishen me serumin natyral mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni për deri në 8 ditë.

Si Të Përdorni Serumin Natyral Në Lëkurë

Pastrojeni fytyrën mirë dhe thajeni me kujdes.

Më pas aplikojeni serumin në fytyrë me delikatesë duke e masazhuar me lëvizje rrethore.

Masazhojeni deri sa serumi të përthithet plotësisht nga lëkura.

Do të vëreni që ajo ësht e butë, e shëndetshme dhe plot dritë.

Me aplikimin e rregullt të serumit do të vëreni që shëndeti i lëkurës do të përmirësohet ndjeshëm duke u transformuar plotësisht./AgroWeb.org

Powered by WordPress