Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rënie të temperaturave në ditët në vijim.
Rugova ka shpjeguar se ciklonet që po depërtojnë nga Atlantiku drejt kontinentit evropian kanë marrë emërtime dhe pritet të ndikojnë në kushtet atmosferike në disa pjesë të Evropës.
“Do të kemi një rënie të temperaturave. Është interesante se sezoni i cikloneve në Evropë veçse ka filluar dhe ka nisur goxha furishëm. Në njëfarë mënyre, me njëri-tjetrin, disa ciklone kanë depërtuar prej Atlantikut në kontinentin evropian dhe kanë marrë emërtime. Vetëm gjatë ditës së sotme do të godasin brigjet dhe ishujt britanikë…”, ka deklaruar Rugova.
Ai ka folur edhe për periudhën e fundit të tetorit dhe fillimin e muajit në vijim, kur pritet të vërehen ndryshime në kushtet e motit. /KlanKosova