Lionel Messi po vazhdon formën fantastike të tij në Amerikë.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy gola për Inter Miamin dhe ka dhuruar një asist në fitoren 3-1 ndaj skuadrës Nashville në kuadër të MLS.
36-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 11-të, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Në minutën e 39-të, Messi asistoi për Sergio Busquets.
Messi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Inter Miamin në minutën e 81-të, dke u treguar i saktë nga penalltia.
Në gjashtë ndeshje të luajtura këtë sezon, Messi ka shënuar 7 gola dhe ka bërë edhe tre asistime.
Inter Miami aktualisht është lidere e tabelës në MLS, me 18 pikë.