Çfarë ndeshje e bukur dhe dramatike ishte kjo mes Paris Saint-Germain dhe skuadrës së Lille, ku kampioni francez arkëtoi pikët e plota falë golit të Lionel Messit.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Parc des Princes” u shënuan plot shtatë gola, ku PSG e mposhti Lille në një ndeshje dramatike me rezultat të ngushtë 4:3.
Fillimisht, PSG krijoi epërsi prej dy golash në fillim të ndeshjes falë golave nga Mbappe (minuta e 11′) dhe Neymar (minuta e 17′), kurse Lille e ngushtoi rezultatin në 2:1 falë golit të Diakites në minutën e 24′.
Pjesën e dytë e nisi më mirë Lille, ku e barazoi rezultatin përmes David në minutën e 58′, ndërsa e përmbysi epërsinë e PSG-së në 3:2 falë golit të Bambas në minutën e 69′.
Parisienët u rikthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në 3:3 falë Kylian Mbappes në minutën e 87′, ndërsa Lionel Messi ishte heroi i PSG-së, ku shënoi golin e fitores në minutën e 90+4′ shtesë nga gjuajtja e lirë.
Me pikët e reja, PSG përforcon vendin e parë, tani në kuotën e 87 pikëve, krahas Lille që renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 4:3 në favor të PSG-së.
Ndërkaq, golin e Messit e gjeni më poshtë. /TV Arbëria
LEO MESSI SEALS IT FOR PSG IN THE 95TH MINUTE WITH A STUNNING FREE KICK 🔥🔥🔥pic.twitter.com/qC0oRkvnYu
— Sara 🦋 (@SaraFCBi) February 19, 2023