Ylli argjentinas, Leo Messi është i dëmtuar, teksa për situatën e tij ka folur së fundmi trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino.
Martino shprehet se rikuperimi i futbollistit, po shkon mirë.
“Leo është mirë, është ende duke punuar në palestër. E ka një formë gjithnjë e më të mirë, po e respekton kohën e shërimit”, – tha ai.