Sot dy vite më herët, Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi e bëri atë që nuk e kishte bërë në vitin 2014, triumfin në finale të Kupës së Botës.
Botërori i pazakontë i zhvilluar gjatë nëntorit dhe dhjetorit dhe i zhvilluar në Katar ishte historik për tetë herë fituesin e Topit të Artë.
Messi me dy gola gjatë 120 minutave dhe me një tjetër gjatë ekzekutimit të penalltive e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës.
E argjentinasi e ka kujtuar dyvjetorin e këtij suksesi madhor përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Më pëlqen dhjetori dhe periudha e festave të Krishtlindjeve. Para dy vitesh, dhjetori mund të kishte qenë një muaj i hidhur i fundit i vitit, por përfundoi duke u bërë më i bukuri në karrierën time sportive. Tani, çdo dhjetor më rikthen këtë kujtim… Gëzuar Përvjetorin e Dytë për të gjithë”, shkroi Messi.