Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi ka goditur një nga penalltitë me të këqija në karrierën e tij, duke huq me ‘panenka’ në ndeshjen çerekfinale ndaj Ekuadorit në Copa America.
Argjentina dhe Ekuadroi luajtën baras 1-1 në ndeshjen çerekfinale dhe fituesi i desh të mësohej vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Në paraqitjen e tij të 184-të për Argjentinën, 37-vjeçari Messi hapi me guxim gjuajtjet e penalltive në çerekfinalet e Copa America.
Messi zgjodhi të godas me ‘panenka’, por edhe përkundër se mashtroi portierin, goditja e përfundoi në traversë.
Kjo ishte penalltia e parë e pasuksesshme e Messit që nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’, kur kundër Polonisë në grup, gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.
Messi u shpëtua përfundimisht nga Emiliano Martinez. Portieri i Argjentinës ishte sërish, si në Copa American dhe Botërorin e kaluar, duke prit dy penallti dhe duke çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale.