Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Bastisja ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Insajderi mëson se këto bastisje po kryhen lidhur me ambalazhimin e ujit.
Ditë më parë, ministri Liburn Aliu mohoi të ketë pasur falje të borxheve gjatë qeverisjes së tij.