Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2022/2023.
Nga shorti i hedhur mësohet se në gjysmëfinale do të ballafaqohen Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta.
Ndeshjet e kësaj faze të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.
Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë kupën.
Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.
/TV Arbëria