Shkruan : Afrim Kasolli
Pas konfliktit në Zyrën Ovale, ndërmjet presidentit të SHBA-ve Donald Tump dhe Zëvendësit të tij JD Vance me atë ukrainas Volodymyr Zelensky, ky i fundit u takua me disa liderë evropianë. Mori mbështetje formale prej tyre, por me të kthyer në shtëpi e kuptoi gabimin, se pa mbështetjen e Uashingtonit do ta ketë të pamundur ta mbajë për kohë të gjate rezistencën ndaj agresionit rus. Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, pas pezullimit të ndihmave ushtarake amerikane, ushtria e këtij shteti më së shumit deri në gjashtë mund ta mbajë gjallë vijën e frontit përballë ushtrisë ruse. Prandaj, nëpërmjet rrjetit të tij social, ai pohoi se i vjen keq që takimi, “në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç pritej. Është për të ardhur keq që ndodhi kështu. Është koha për t’i vënë gjërat në vijë. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv” Por po ashtu, nuk la pa harruar se i njëjti është i gatshëm të “punojë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur paqen”.
Kurse sa i përket marrëveshjes mbi mineralet dhe sigurinë, Zelensky, pohoi se “Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. E shohim këtë marrëveshje si një hap drejt sigurisë më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë, dhe shpresoj sinqerisht që ajo të funksionojë në mënyrë efektive”. Ndërkohë, këtë kthesë e ka mirëpritur edhe Presidenti Trump. Gjatë adresimit të djeshëm në Kongres ai ka deklaruar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”. Fillimisht ky akord, të paktën sipas mediumit Evropa e Lirë, do të mund ta bashkojë Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara – së paku në letër – dhe do ta nxit më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus, Madje, sipas, gjykimit të kësaj administrate, pikërisht ky pajtim për mineralet e ofron garanci të sigurisë që po i kërkon Ukraina. Sepse, në këtë rast janë pyetje interesat ekonomike amerikane.
Këtë tezë pak a shumë e mbrojti në një intervistë për mediumin CNN atë ditë Sekretari Marco Rubio. Kurse, ngjashëm ka pohuar dje edhe , Zëvendës Presidenti JD. Vance se “mënyra më e mirë për ta mbrojtur Ukrainën nga ndonjë sulm tjetër ushtarak nga Rusia, mbetet akomodimi i interesave amerikane në atë shtet në të ardhmen”. Kjo riafrim mbase tregon se tashmë raportet e acaruara ndërmjet dy liderëve kanë filluar të relaksohen. Dhe se shumë shpejt mund të pritet një vizite e re kryetarit të Ukrainës në SHBA. Sipas mediave ndërkombëtare tashmë për këtë mundësi janë angazhuar edhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Kryeministri britanik, Keir Starmer. Sepse edhe këta të dy e kanë të qartë se pa mbështetjen amerikane nuk mund të garantohet as siguria e Evropës e lërë me Ukrainës. Madje këtë gjë e ka pranuar pa komplekse të inferioriteti, vetë ministri i Jashtëm të Lituanisë, Kęstutis Budrys.
Në një intervistë për DW ai ka pohuar se edhe po të fillonin shtetet e BE-së që nga sot të investonin deri në 5 për qind të GDP-së, për nevojat e mbrojtës, atyre do duheshin kolektivisht deri në 10 vite për ta plotësuar mungesën amerikane. Prandaj, vendet evropiane janë të varura me apo dëshirën e tyre nga strukturat transatlantike. Dhe se nëse kolpasojnë ato, atëherë do të shembej e tëra arkitektura aktuale e sigurisë kolektive. Kjo edhe është arsyeja që tashmë Bashkimi Evropian e ka dizajnuar një planë për investime deri në 800 miliardë dollarë në mbrojtje.
Sa do të kenë suksese këto projeksione mbetet të shihet Sidoqoftë, kthesa e presidentit të Ukrainës mund të merret si leksion për vendet e tjera ekzistenca e të cilëve është e garantuar nga siguria amerikane. Kjo nuk do të thotë se ato nuk duhet të angazhohen për ta përmirësuar infrastrukturën e brendshme përballë kërcënimeve të jashtme. Por nuk lejohet që ta bëjnë këtë duke e prerë degën mbi të cilën janë të kapura. Sepse një gjë e tillë është mision i pamundur