Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Mësimet” e Stalinit mbi dobesimin e opozitës në Kosovë për ta sfiduar Albin Kurtin

“Mësimet” e Stalinit mbi dobesimin e opozitës në Kosovë për ta sfiduar Albin Kurtin

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Historiani dhe filozofi i njohur i marksizmit, Leszek Kołakowski në librin e tij voluminoz “Main Currents of Marxism: The Founders, The Golden Age, The Breakdown” shkruan për një përvojë interesante që daton nga Lufta e Dytë Botërore, ndërmjet poetit të njohur polak dhe historianit dhe Bolshevikut te vjetër, I.M. Stetlov.

Keto dy figura takohen dikund në humbëtirat e Siberisë në njërin nga kampet e Stalinit. Dhe në bisedë e sipër, i pari e pyet te dytin, se si ishte e mundur që të gjithë ata që ju nënshtruan spastrimeve të diktatorit sovjetik përfunduan kështu dhe nuk mund ta frenonin atë. Stetlov përgjigjet në një mënyrë tejet të simplifikuar “sepse edhe ne paraprakisht i kishim duart e lyera me gjak deri në bërryl”.

Kjo përvojë tragjike mu kujtua derisa po bombardohemi në vazhdimësi nga lajmet mbi vjedhjen industriale të votave nga komisioneret e partive politike per kandidate te caktuar, në te gjjtha keto subjekte pa përjashtim, opozitë e pozitë.

Kuptohet, këto dy ngjarje nuk jane identike. Sepse tjera ishin përmasat brutale dhe tragjike të rastit të pare.

Por ato megjithatë deshmojne se si bashkëfajsia e inhibon rezistencën dhe moralin militant demokratik.

Prandaj, inkriminimi i të dy kampeve në këtë manipulim të përbashkët është fitore e jashtëzakonshme politike për pushtetin. Sepse ai i tregon ketij te fundit se as per opozitën demokracia nuk është akt rezistence, ideal për përfaqësim, por mjet manipulimi për akomodim personal, madje edhe në dëm te frymës kolektive brenda llojit.

Kështu, duke qenë bashkëfajtore në këtë dhunim te vullnetit qytetar nuk mund te pritet qe ajo te luftojë kunder pushtetit në mbrojtje te te parit. Sepse e njëjta është angazhuar qe në origjinë sesi ta tradhtojë këtë kauze.

/TV Arbëria