Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mësimdhënësja e refuzon vendimin për ndërrimin e vendit të punës, arrestohet për “pengim të procesit mësimor”

Mësimdhënësja e refuzon vendimin për ndërrimin e vendit të punës, arrestohet për “pengim të procesit mësimor”

Një rast më pak i zakontë ka ndodh dje në Prishtinë. Një mësimdhënëse është arrestuar pasi ka penguar procesin mësimor në shkollën nga e cila u largua nga puna

Burimet e TV Arbëria bëjnë të ditur se rasti  ka ndodh në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, pasi mësimdhënësja nuk është pajtuar me një vendim të komisionit disiplinor.

Mësimdhënësja e ka refuzuar vendimin, dhe më 2 shtator ka shkuar në shkollën ku ka punuar paraprakisht. Atë ditë fillimisht është denoncuar për pengim të procesit mësimor nga drejtoria e shkollës “Pjetër Bogdani”.

Pavarësisht denoncimit, ajo edhe dje sërish ka shkuar në shkollë, dhe edhe këtë herë është denoncuar nga drejtori i shkollës, dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se e dyshuara me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.