Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mesfushori i Prishtinës, Albin Krasniqi, ka thyer këmbën

Mesfushori i Prishtinës, Albin Krasniqi, ka thyer këmbën

FC Prishtina ka marr një fitore të madhe ndaj SC Gjilanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës.

Por fitorja nuk iu ka dhënë vetëm gëzim prishtinasve, pasi mesfushori kryesor i ekipt, Albin Krasniqi, ka thyer këmbën.

“Mesfushori i skuadrës sonë, Albin Krasniqi, e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit”.

“Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra sot, është konstatuar se do t’i mungojë fushave për rreth dy muaj”.

“Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë, FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë.  Forca Albin, të presim më të fortë!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Prishtina pas fitores nga Gjilani ka përforcuar pozitën e katërt, pasi tani ka 16 pikë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress