Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mesazhi i Papa Françeskut: Trafikantët e drogës janë vrasës

Mesazhi i Papa Françeskut: Trafikantët e drogës janë vrasës

“Ne nuk mund të injorojmë qëllimet dhe veprimet e liga të tregtarëve dhe trafikantëve të drogës – ata janë vrasës”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës Botërore kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm.

“Duke ditur shumë histori tragjike të narkomanëve dhe familjeve të tyre- shtoi Papa-  jam i bindur se është moralisht e nevojshme t’i jepet fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”.