Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mesazhi i errët i Albin Kurtit për Vjosa Osmanin ne natën e ndërrimit të motmoteve

Mesazhi i errët i Albin Kurtit për Vjosa Osmanin ne natën e ndërrimit të motmoteve

Shkruan: Afrim Kasolli

Në natën e Vitit te Ri, kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti i paska dërguar sinjale te errëta presidentes Vjosa Osmani, për mundësinë e rizgjedhjes së kësaj të fundit edhe për një mandat në të njëjtin post, sidomos kur dihet se tashme Vjosa, e ka bërë të qartë ambicien e saj presidenciale edhe për 5 vite tjera.

Kur eshte pyetur nga gazetarët per ketë mundësi, Kurti ka deklaruar “se së pari do të presim që të certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe me pastaj të ecim tutje”. Pra i njejti i ka shpjeguar hapat procedural per formimin e insitucioneve te daluara nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo diçka me tutje.

Kjo lloj pergjigje adminstrative është identike me ato kur Albin Kurti pyetej per mundesine e kompromisit politik ne legjislaturën tashme te kalur si shans per ta tejkaluar ngërçin. Zakonisht i njejti pohonte së pari certfikimi, pastaj betimi, konstituimi e kështu me radhe. Nuk mund te flasim per sigurim te numrave per votim te Qeverise, pa i plotësuar keto kushte paraprake.

Metode kjo per ta maskur mungesen e vullnetit politik per ate qe duhej bere si e hap i domosdoshëm per te shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmanentare. Por qe me ane te ketij driblimi retorik Kurti ne te vertete tregonte se ishte i interesuar pikërisht per keto te fundit.