Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mesazhi i ambasadorit britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

Mesazhi i ambasadorit britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se të martën është takuar me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar situatën politike në vend.

Hargreaves në Facebook tha se bashkë me Osmanin janë pajtuar se ngërçi i vazhdueshëm politik po rëndon Kosovën dhe qytetarët e saj.

“E urova presidenten Osmani për përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe theksova përgjegjësinë që kanë të gjitha partitë politike për të vendosur interesin e shtetit para atij partiak, si dhe për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar ambasadori