Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mesazhet për vetura dyshuese rreth shkollave në Prishtinë – shkolla ‘Emin Duraku’ del me sqarim

Mesazhet për vetura dyshuese rreth shkollave në Prishtinë – shkolla ‘Emin Duraku’ del me sqarim

Në rrjetet sociale janë shpërndarë mesazhe që paralajmërojnë prindërit për vetura dyshuese që po shihen pranë shkollave fillore në Prishtinë, të cilat dyshohet se mund të jenë përpjekur të joshin fëmijët.

Një mesazh i ngjashëm ka ardhur edhe nga drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, i cili i ka njoftuar prindërit për një veturë BMW me targa 04 që po qarkullon pranë shkollës.

Megjithatë, për të sqaruar këtë situatë, Shkolla “Emin Duraku” ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se informacioni është marrë në mënyrë jozyrtare nga disa prindër dhe nuk ka prova konkrete që vetura e përmendur ka ndaluar apo kontaktuar nxënës.

Shkolla ka shtuar se ky komunikim ka qenë pjesë e diskutimeve të brendshme dhe ka pasur për qëllim vetëm të nxisë kujdes dhe vigjilencë, pa krijuar shqetësime apo panik.

Po ashtu thuhet se institucioni i arsimit mbetet një nga më të sigurtët në Prishtinë, me masa të forta sigurie që përfshijnë verifikimin e çdo personi që hyn në shkollë.

Shkolla ka ftuar prindërit dhe komunitetin të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, duke theksuar se është e rëndësishme të ruhet qetësia dhe të shmanget paniku.