Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mesazhet e para të “fushatës elektorale” për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Mesazhet e para të “fushatës elektorale” për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Ndonëse fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk ka filluar end zyrtarisht, pasi ajo kësaj here është vetëm 10 ditë, megjithatë drejtuesit e partive politike i kanë filluar aktivitetet e tyre intensive në kërkim të votës qytetare.

Me këtë rast lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përkundër që në fundjavën e që lamë pas ishte njëra nga datat me te rëndësishme të historisë kombëtare, dita e themelimit tw shtetit shqiptar, ai ka preferuar të marr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste në Maltë, si dhe ka udhëtuar drejt Oslos së Norvegjisë, për një takim me mërgatën që jeton dhe vepron në këtë shtet.  Me këtë qasje ai vetëm po tregon se e për të solidariteti ideologjik i subjektit të tij politik me ato simotra evropiane, si dhe përpjekja për ta mobilzuaur diasporën për interesa elektorale mbeten interesat e tij primare politike.

Kurse, kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas ripajtimit me Ramiz Lladrvocin, por edhe prezantimit të disa aderimeve, ka udhëtuar drejt Shteteve te Bashkuara te Amebikes, ku është takuar me një sere zyrtaresh te Shtëpisë se Bardhe, sikur se “Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit”. Duke marr parasysh raportet e tensionuara që kanë ekzistuar këtë kohë ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës, ai ka mëtuar ta transmetojë mesazhin se restaurimi i lidhjeve të dobësuara diplomatike me Shtëpinë e Bardhë, do të jetë ndër pretimet e tij kryesore. Por pa përjashtuar këtu as rifuqizimin e unitetit të brendshëm partiak.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në këtë fazë nuk është dalluar me ndonjë aktivitetet diplomatik. Ai ka qenë më tepër i fokusuar me prezantimin e disa rekrutimeve të reja në këtë subjekt politik, si shenje e përpjekjeve të tij për ta zgjeruar bazën elektorale partiake, e cila në zgjedhjet 9 shkurtit doli partia e tretë në nivel nacional. Dhe nuk ka dyshim se zgjedhjet 28 dhjetorit do të jenw një test i rëndësishëm për drejtimin e LDK-së nga ana e tij, sidomos pas humbjes së Fushë Kosovës dhe Obliqit në garën e fundit e lokale.