Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mesazh nga Drenasi: Kryeziu përkushtohet për vlerat e shenjta të UÇK-së

Mesazh nga Drenasi: Kryeziu përkushtohet për vlerat e shenjta të UÇK-së

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga PDK me numër 103, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan TV ARBËRIA.

Gjatë takimit, Kryeziu theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare, duke u zotuar se do të angazhohet fuqishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së dëshmorëve dhe heronjve të kombit, në veçanti të familjes Lladrovci, që Kosovës i dha heronjtë e pavdekshëm Fehmi dhe Xheva Lladrovci.

Ai nënvizoi se nderimi dhe respekti ndaj atyre që u sakrifikuan për lirinë e vendit mbetet një detyrim sublim, i cili duhet ruajtur dhe bartur brez pas brezi.