Bes Kallaku ka publikuar një foto bashkë me vajzën e tij, Ajkën duke shkaktuar emocione të shumta tek ndjekësit e tij.
Postimi në Instagram, mori shumë komente pozitive nga përdoruesit e shumtë. Bashkangjitur, ai bëri edhe dedikimin emocionues për të bijën.
“Shpirti im ka diellin e syve të tu, veç ti m’i bën dritë errësirat e shpirtit!”, shkroi këngëtari.
Ky postim emocionues vjen në mes të spekulimeve të shumta për marrëdhënien e tij me Xhensilën.
Për muaj të tërë është përfolur se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre, por nuk kemi parë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë.
Ndarja e spekuluar ka qenë një temë e diskutuar shumë në muajt e fundit. Madje, sipas raportimeve, dyshja thuhet se kanë filluar procedurat për divorc.