Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Mes spekulimeve për divorc, Jennifer Lopez bën dedikimin për Ben Affleck

Mes spekulimeve për divorc, Jennifer Lopez bën dedikimin për Ben Affleck

Jennifer Lopez hodhi poshtë thashethemet për divorc pas postimit të ngrohtë që bëri ajo për bashkëshortin e saj Ben Affleck.

Krijuesja e hitit “On the Floor”, i bëri atij një urim dedikues për Ditën Ndërkombëtare të Babait, përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi Lopez në postimin e saj.

Bashkangjitur mesazhit të ëmbë, ajo publikoi edhe një foto të vjetër të Affleck me një xhaketë lëkure të zezë.

Affleck, 51-vjeçar, ka tre fëmijë me ish-bashkorten e tij, Jennifer Garner.

Postimi i JLO-s vjen pas spekulimeve të shumta për divorc.