Mersim Zeqiri i ka bërë krenarë krejt shqiptarët sonte.
Boksieri nga Garana e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut e fitoi meçin më të rëndësishëm të karrierës, me ç’rast u stolis edhe me titujt internacional – UBO e UBF.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Zeqiri u tregua me zemër luani duke fituar në fshatin e tij – Garanë ndaj boksierit nga Veneziela, Gregorio Dominguez.
Kjo fitore e madhe ia hap dyert boksierit me banim në Zvicër që tash e tutje të synojë tituj të tjerë, derisa seria e tij është perfekte në boksin profesionist – 6 fitore në 6 meçe.