Nasim Haradinaj, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se ka deputet që ka bërë thirrje për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.
Haradinaj këtë e ka cilësuar si ‘’përtej të arsyeshmes dhe logjikës’’.
‘’Është përtej të arsyeshmes, përtej logjikës, që një deputet me thirr për me u dënu. Mund të kesh inate personale, nëse në fund të fundit kokan qaq inate personale, merru o vëlla privatisht më të, mos na dënoni krejt shtetin. S’mundesh ashtu, këto janë sene që dëmton shtetin’’, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazeta Express.