Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Merret vendimi për ndeshjen Kosovë – Izrael

Merret vendimi për ndeshjen Kosovë – Izrael

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

/TV Arbëria

Powered by WordPress