Në qytetin gjerman, Limburg an der Lahn kanë votuar  për të shfarosur pëllumbat në qytet, që janë rreth 700.

Referendumi u thirr dhe u mbajt më 9 qershor pasi komploti i këshillit të qytetit për të therur zogjtë shkaktoi një zhurmë në nëntor 2023.

Më shumë se 53 për qind e banorëve, më saktë 7 mijë e 350 persona votuan për “po”, duke bërë thirrje që pëllumbat të asgjësoheshin, sipas Der Spiegel.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga dashamirët e shpendëve.  Menaxherja e projektit të pëllumbave të qytetit të Limburgut, Tanya Muller, tha për Sky Neës se kjo është e papranueshme.

“Ne jetojmë në vitin 2023, nuk mund të ndodhë që të vrasim kafshë vetëm sepse ato na bezdisin, ose janë telash. Kjo nuk është e pranueshme”, tha ajo.