Një rezervuar karburanti ka marrë flakë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pas asaj që duket të jetë një sulm me dron, ka thënë sot në mëngjes një guvernator i zgjedhur nga Moska.
Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mikhail Razvozhaev shkroi: “Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një goditje me dron”,.
Razvozhaev tha gjithashtu se askush nuk u lëndua nga zjarri.
“Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve tanë dhe të të gjitha shërbimeve operative”, shtoi guvernatori.
/TV Arbëria
Drone attacks are reported on an oil reserve in occupied #Sevastopol. pic.twitter.com/7zkdIzy0T9
— NEXTA (@nexta_tv) April 29, 2023