Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e madhe e mërgimtarëve nuk e njohin realitetin me të cilin përballen qytetarët në Kosovë.

Aktivistja në Zvicër deklaroi se një pjesë e diasporës vazhdon të mbështesë pushtetin aktual pa e ditur arsyen konkrete.

“Shpesh i kam pyetë mërgimtarët pse po e votoni, edhe 80% e tyre nuk e dinë pse janë duke e votu VV-në”, tha ajo.