Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të votojë në Kosovë, pasi sipas tij jeton dhe ushtron të drejtën e votës në shtetin ku banon.
“Ne ushtrojmë të drejtën e votës atje ku jetojmë. Ne vijmë këtu vetëm për pushime, për atë arsye nuk e shoh të vlefshme me votu në Kosovë”, tha ai.