Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mërgimtari që s’i kërkoi falje Kurtit: Për mu është ‘pis’ dhe ashtu do të jetë gjithmonë

Mërgimtari që s’i kërkoi falje Kurtit: Për mu është ‘pis’ dhe ashtu do të jetë gjithmonë

Mërgimtari, Nuredin Selmani i cili po akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja në fjalë.

Por që Selmani tha se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë simpati për kryeministrin Albin Kurti.

“Këta e kanë quajtë kërcënim në realitet do ta spjegoj se si e kam thanë atë. Nuk m’len trupi rahat diqysh, kur e shoh gjendjen aktuale në Kosovë.  Po kanjëherë edhe gjumi s’ëm merr se dikush nuk ka dhanë asnjë zog pule ne kemi dhanë shumë anëtarë të familjeve që kanë vdekur, pastaj edhe shumë shokë të mi që kanë qenë këngëtarë sot nuk janë në mesin tonë, dhe kur e shoh gjendjen aktuale në Kosovë që është në gjendje të mjerueshme, normal që duhet të reagosh së paku me fjalë”, tha Selmani në Tv Arbëria.

Sipas tij, populli shqiptarë asnjëherë nuk ka qenë më i shkatërruar se san ë ditët e sotme.

“Politika në Kosovë është në gjendje mjerimi, fatkeqësisht populli shqiptarë asnjëherë nuk ka qenë më i degjeneruar dhe më i shpërndamë dhe më i shkatërruar se sa sot. Dhe kjo normal që jo vetëm mu po e vret çdo shqiptarë që ka gjak shqiptari”, tha më tej ai.

Teksa i pyetur se si u ndje në momentin kur ishte përballë Kurtit gjatë seancës  fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 3 shtator, ai tha se nuk kishte pasur dëshirë fare ta shihte, derisa të njëjtin e cilësoi si “pis”.

“Unë nuk kam pasë ndonjë simpati ndaj tij asnjëherë, mu ka dok sikur kur hin një robot se unë jam mësu me pa Hashim Thaçin vlla kur hin i lirë. Reagova qetë, ama nuk kisha dëshirë fare me e pa. I thashë unë nuk e pëlqej këtë njeri, ky për mu është një pis ma shkurt dhe ashtu do të jetë gjithmonë”, tha më tej mërgimtari.

“Jo vetëm mu që më k abo Kurti, po Kurti i ka bë krejt Kosovës. Ajo pjesë që e voton Kurtin, faktikisht unë mendoj që ata janë ende në gjumë, ose një pjesë e trurit të tyre nuk funksionon fare e kanë qitë në pauzë”, theksoi tutje ai.

Ndryshe, Nuredin Selmani, sipas Prokurorisë Speciale, e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve të bëra në Facebook, për shkak të funksionit të tij si kryeministër, duke iu referuar postimit kërcënues të Klinakut.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që synon që përmes dhunës apo kanosjes të pengojë përfaqësuesit e lartë të Kosovës të kryejnë detyrat e tyre mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.

 

EMISIONI I PLOTË: