Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Mërgimtari nga Rahoveci vdes në vendin e punës në Gjermani, sapo kthehet nga pushimet në Kosovë

Mërgimtari nga Rahoveci vdes në vendin e punës në Gjermani, sapo kthehet nga pushimet në Kosovë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën.

Arianit Kastrati, nga Drenoci i Rahovecit ka vdekur në vendin e punës.

Thuhet se i ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë.

Mësohet se ai po punonte në një kulm të shtëpisë afër Munchenit.

Ai ka lënë pas tre fëmijë dhe gruan.