Një mërgimtar, i cili mori pjesë në protestën e madhe që u mbajt sot në Hagë në mbështetje të UÇK-së, ka deklaruar se është atje në emër të së mirës së Kosovës dhe drejtësisë për çlirimtarët.
Ai tha se UÇK-ja nuk i ka bërë keq askujt, ndërsa, sipas tij, popullit të Kosovës i janë bërë padrejtësi të mëdha.
Andaj, nga Hagë, ai kërkon lirimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve.
“Kemi ardhur vetëm për shtetin tonë – për Kosovën, për UÇK-në.
Të gjithë do të lirohen pa mëdyshje, sepse ne nuk i kemi bërë keq askujt.
Ne e kemi mbrojtur pragun e derës, familjen tonë – nuk kemi shkuar atje, në shtetin e Serbisë me luftuar, por kemi luftuar në trojet tona.
Prandaj, ne presim lirimin sa më të shpejtë të njerëzve tanë, që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe të gëzojnë lirinë që e meritojnë.” /TV Arbëria
Pjesëmarrje masive në Hagë: Protestuesit dërgojnë mesazhe të qarta për Gjykatën Speciale