Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

Nga një seri shumë e gjatë gjurmësh të pashlyeshme arbërore brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në postimin e radhës do të veçoja një pllakë varri (pllakë mermeri) e vitit 1531, kushtim ky i Pietro Bembo-s (poet i madh venedikas i Rilindjes Europiane) kushtuar Leonik Nikollë Tomeut, e cila sot e gjithë ditën ruhet në Kishën e Shën Françeskut në Padova, në qendër të qytetit.

Përballë kishës në fjalë ndodhet shtëpia e arbërit të ditur (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).

Përmbajtja e lapidarit ruan disa rreshta në latinishtën elegante, të cilat vetëm Pietro Bembo arriti të përmbledhë në mënyrë të mrekullueshme të gjithë veprimtarinë, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit Leonik Tomeut. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të nxjerrë në pah vargjet në greqisht, të shkruara sa ishte gjallë vetë Leonik Tomeu.

Kush ishte Leonik Nikollë Tomeu (1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (““Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat”). Ai u shpërngul nga atdheu i tij në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV), Vitet e fëmijërisë së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova.

Së pari kishte studjuar greqishtën në Padova, pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllaun Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, i kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku edhe u laurua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjës së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. Studiuesi M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagram jo e plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjën e tij! /TV Arbëria

Themes by WordPress