Analisti Dibran Hoxha sonte në Pressing në T7 dha mendimin e tij për liderët opozitarë karshi kryeministrit Albin Kurti.
Sa i përket kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, analisti Hoxha tha:
“Se di a përceptohet prej publikut që meqë qenka kaq profesionist e kaq i ndershëm, që spo ja qes në diskutim këtë, mos ju kanë harxhu PDK-së krejt kartat e mundshme dhe tash na ka ardhë me kandidatin më të mirë të mundshëm”, tha Hoxha në Pressing, transmeton Express.
“Janë do dilema që kontrollojnë edhe grupe tjera brenda PDK-së aty nuk kam informacione janë spekulime ndoshta, që nuk i ka krejt në dorë Bedri Hamza edhe nëse është aty”, u shpreh Hoxha.
Për kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, analisti Hoxha tha se flitet që ka qenë një nga ministrat më të suksesshëm dhe ka qenë “efikas për punën që e ka bërë”.
Për AAK-në, ai tha se nuk e sheh “platformë serioze”.