Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Mënyra si përtypeni ndikon tek shëndeti i trurit – Zbuloni më shumë

Mënyra si përtypeni ndikon tek shëndeti i trurit – Zbuloni më shumë

Forcat e krijuara kur përtypeni luajnë një rol në mënyrën se si funksionon trupi juaj. Përtypja dhe gëlltitja stimulojnë muskujt e fytyrës dhe fytit dhe ndihmojnë në zhvillimin e anatomisë dhe funksionit optimal të nofullave tuaja, kordave vokale dhe madje edhe të trurit tuaj.

Sipas një studimi të cilit AgroWeb.org iu referua, përtypja ndihmon në ruajtjen e pjesës së trurit tuaj (hipokampusit) që është përgjegjë për kujtesën dhe funksionet e tjera njohëse duke rritur rrjedhjen e gjakut nëpër tru.

Por edhe pse arsyet e sakta janë të paqarta, përtypja është cilësuar nga studiuesit edhe si një sjellje që redukton stresin. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra se si të stërvisni më mirë muskujt e nofullës tuaj.

Si të ushtroni muskujt e nofullës me ushqim

Ju mund të stërvisni muskujt e nofullës edhe me një çëmçakëz. E kjo pasi kafshimi në mënyrë të përsëritur ndihmon në trajtimin e indeve atrofizuese të fytyrës.

Por ju gjithashtu mund të formoni anatominë tuaj e nofullës tuaj edhe me ushqimin që zgjidhni të vendosni në pjatë.

Filloni duke marrë parasysh se sa ushqim të butë konsumoni gjatë ditës. Nëse konsumoni shumë atëherë një zgjedhje e mirë është që t’i këmbeni ato ushqime me disa më të forta

Të tilla mund të jenë arrorët, të cilat jo vetëm punojnë muskujt e nofullave por ju japin edhe shumë vlera për shëndetin.

Shtoni më shumë fruta të freskëta dhe konsumoni më pak lëngje frutash, kështu do të përfitoni edhe më tepër fibra nga këto produkte.

Kosnumoni një tas me zarzavate ose sallatë me lakër si një stërvitje për fytyrën tuaj!

Përpiquni të përfitoni sa më shumë nga shije nga ushqimi juaj, dhe sa më shumë vlera ushqyese. Përtypja, bluarja dhe të gjitha lëvizjet e tjera që vijnë me ngrënien e ushqimeve që nuk janë përpunuar mekanikisht, janë një mënyrë tjetër për të ngrënë mirë dhe shëndetshëm. /AgroWeb.org

Powered by WordPress