Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mendim Rugova: Përgatituni për një valë goxha të zgjatur të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë afër 40shit këto ditë

Mendim Rugova: Përgatituni për një valë goxha të zgjatur të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë afër 40shit këto ditë

Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë “goxha të zgjatur” të të nxehtit me temperatura shumë të larta.

Ai tha në #Gjesi se duhet të përgatitemi për temperatura të larta, të cilat njësoj parashihet të mbeten edhe javën e ardhshme.

“Së paku, në bazë të parashikimeve, çfarë po shihet prej modeleve, një valë goxha e zgjatur e të nxehtit. Një valë pak më e zgjatur, kështu që duhet me u përgatitë pak për temperatura të larta këto javë që i kemi”, tha Mendim Rugova.

Të shtunën ose të dielën, ai tha se “temperaturat mund të arrijnë deri në 37 apo 38 gradë Celsius”.