Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë në një tubim në Prizren.
PDK tha se ky tubim u mbajt “në një atmosferë festive dhe entuziazmuese, përballë qindra qytetarëve dhe aktivistëve”, ndërsa Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajt, duke thënë se “Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet ‘historik’ dhe ‘kulturor’, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: ‘i punës’ dhe ‘i zhvillimit. Më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, tha Krasniqi.