Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Memli Krasniqi pas votimit: Çdo votë është një hap drejt stabilitetit dhe zhvillimit

Memli Krasniqi pas votimit: Çdo votë është një hap drejt stabilitetit dhe zhvillimit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me Melizën, duke e cilësuar këtë proces si një obligim qytetar dhe të domosdoshëm.

“Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme,” ka deklaruar Krasniqi pas votimit.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar rolin e çdo vote në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

“Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë”, u shpreh ai.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke apeluar për përgjegjësi dhe besim.

“Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim”, përfundoi ai.