Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ZRRE-së që detyron mbi 1,300 biznese të kalojnë në “tregun e lirë” të energjisë, ndonëse, sipas tij, nuk janë krijuar kushtet minimale për këtë.
Ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të dëmshëm për ekonominë, duke theksuar se PDK do të kërkojë edhe masë të përkohshme për ta pezulluar zbatimin deri në shqyrtimin përfundimtar.
Sipas Krasniqit, ky është një abuzim që po ndikon negativisht në bizneset dhe qytetarët e vendit, duke i detyruar të paguajnë çmime 280% më të larta për energji.
Njoftimi i plotë: