Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti, duke thënë se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për institucionet e shtetit dhe se në këtë drejtim duhet të veprohet shpejt dhe pa kompromis.
Ai në një postim në Facebook vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.
“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejt. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi.