Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Meloni viziton nesër Shqipërinë, mban konferencë për media bashkë me Ramën

Meloni viziton nesër Shqipërinë, mban konferencë për media bashkë me Ramën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadrit, Lezhë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadrit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15, njoftoi sot zyra për shtyp e Kryeministrisë.

Në orën 12:00 Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan më 6 nëntor 2023 në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.

Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.

Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil.

Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.

Themes by WordPress