Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur në Washington DC për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.
Ata pritet që të diskutojnë për një sërë çështjesh, përfshirë tensionet tregtare me BE-në.
Meloni është liderja e parë europiane që viziton Washingtonin që kur Trump vendosi tarifën prej 20% ndaj BE-së më herët këtë muaj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Tarifa tanimë është e pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë një mundësi BE-së dhe SHBA-së për të negociuar.