Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Meliza Haradinaj: Serbia të ndalojë pagesën dhe trajnimin e bandave kriminale për të vepruar në veri të Kosovës

Meliza Haradinaj: Serbia të ndalojë pagesën dhe trajnimin e bandave kriminale për të vepruar në veri të Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se Serbia duhet të ndalojë pagesën dhe trajnimin e bandave kriminale për të vepruar në veri të Kosovës.

Ajo i bëri komentet duke i replikuar ministrit rë Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili në një postim në X mohoi përfshirjen e Serbisë në sulm.

“Serbia menjëherë mund t’i japë përparësi dialogut dhe paqes duke iu përmbajtur një liste të gjërave të lehta për t’u bërë”, shkroi Haradinaj.

“Të ndalojë pagesën dhe trajnimin e bandave kriminale për të vepruar në veri të vendit fqinj të saj #Kosovë

– të ndalojë organizimin e sulmeve terroriste në Kosovë si #Banjska një vit më parë dhe sulmi i mbrëmshëm i stilit #Putin në infrastrukturën kritike #IberLepenc; dhe

– t’i jepet fund mbrojtjes së shtetit të kriminelëve si #Radojcic & co që janë të sanksionuar ndërkombëtarisht”, ka theksuar ish-ministrja kosovare.