Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, duket se ka finalizuar edhe një tjetër projekt të ri muzikor.
Kështu të paktën ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku thotë se kënga e radhës do të lansohet këtë muaj.
“Kënga e re ‘Kiss Me’ këtë muaj”, ka shkruar ajo, përcjell Telegrafi.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë prurje të Ademit.
Kjo vjen dy javë pas lansimit të projektit të ri “Alkool” në bashkëpunim me Finem.
Bashkëpunimi i tyre deri më tani ka kaluar shifrën e 14 milionë klikimeve në YouTube.