Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar lidhur me projektin për krijimin e një “shteti bektashi” në Tiranë, duke e cilësuar atë si një projekt që, sipas saj, dëmton interesat shqiptare.
Tërmkolli ka deklaruar se ky projekt mund të shërbejë si model për krijimin e një entiteti serb brenda Kosovës, ndërsa ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit.
Ajo ka shprehur shqetësim edhe për vizitat dhe takimet e të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump me përfaqësues të këtij projekti.
Sipas Tërmkollit, zhvillimet në rajon, përfshirë ndikimin e Serbisë në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe situatën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë pjesë e një mozaiku që ajo e lidh me projektin e “botës serbe”.
“Shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet ta ndalin këtë projekt anti-shqiptar”, ka shkruar Tërmkolli në reagimin e saj.